Ajo është padyshim njëra ndër këngëtaret me zërin më të ëmbël.
Bëhet fjalë për yllin e muzikës popullore Shyhrete Behluli, e cila pavarësisht moshës që ka ajo vazhdon të duket bukur.
Ditë më parë këngëtarja e njohur kishte publikuar projektin e saj të fundit “Mire Po Lujka Nusja e Vjehrra”, këngë kjo e cila është pëlqyer shumë nga fansat e saj.
Së fundmi Shyhretja në profilin e saj në Instagram ka postuar një imazh nga xhirimet e këtij klipi.
E veshur me fustan të kuq, këngëtarja e njohur ka mahnitur fansat e saj.
Ndryshe familja e këngëtares Shyhrete Behluli është shumë e përfolur në mediet rozë, sidomos reja e saj Learta.
