VMRO-ja po bllokon procesin e shkarkimit të Prokurorit Publik

Duke keqpërdorur mundësitë procedurale, VMRO DPMNE po bllokon ndryshimin e prokurorit publik, kurse edhe më të forta do të jenë obstrukcionet gjatë reformave (sistemit dhe të personelit) në sistemin gjyqësor, i cili plotësisht është shembur dhe është jokredibil të udhëheq “luftë” kundër kryerësve të krimeve të rënda institucionale dhe krimit të organizuar, thuan nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë.

Partia, gjithashtu, vë në dukje se ndryshimet sistemike duhet të thellohen në analiza, ërvoja komparative dhe përfshirje të kapaciteteve profesionale dhe intelektuale, si dhe shfrytëzimin e ekspertëve të huaj.

“Mjaft të kuptueshme janë komentet dhe reagimet nga një numër i madh i qytetarëve të cilët presin ndryshime të shpejta kadrovike dhe sistemore, por Qeveria e Maqedonisë duhet të mbështetet tek thënia e urtë serbe “shpejto ngadalë (Zhuri polako)”, sepse ndryshimet duhet patjetër të kajojnë filtrat e ekspertëve dhe të opinionit më të gjërë demokratik”, thuhet në deklaratën e Lidhjes Demokratike të Maqedonisë.

Reformat e filluara në sektorin e financës, thuhet në deklaratë, njoftimin për rritjen e pagës minimale, heqjen e taksës radiodifuzive dhe gjëra të ngjajshme janë një fillim i mirë, por rezistencë më e madhe pritet gjatë reformave në gjyqësor, i cili është kryekëput nën dirigjimin e qeverisë së mëparshme.