Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa çasteve në afërsi të fshatit Haraçinë, raporton Gazeta Lajm. Sipas informacioneve të para në këtë aksident është përplasur një veturë BMW kabriolet me targa të Shkupit e cila ka humbur kontrollin. Në aksident si duket ka të lënduar, sepse në afërsi vërehen gjurmë të gjakut.
Tani për tani nuk dihet identiteti i pjesëmarrësve në aksident, e as gjendja e tyre shëndetësore, por nga fotografia duket se më tepër ka pësuar vetura BMW. Aksidenti ka ndodhur në vendin ku dilet nga autostrada dhe merret rruga për në Haraçinë, vend ku edhe më herët kanë ndodhur shumë aksidente për shkak se kthesa nuk është bërë sipas standardeve të nevojshme.
