Harxhime marramendëse në MPB gjatë periudhës 2011-2016

Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) kanë shpenzuar shumë para pnga buxheti i shtetit për dreka, e darka.

Ministri, shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe shefi i tij i kabinetit, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) dhe sekretari shtetëror, kanë harxhuar 100 mijë euro për ushqim, pije dhe nevoja të tjera.

Kjo vlen vetëm për kohën e Gordana Jankulloskës, Sasho Mijallkovit, shefit të tij të kabinetit, Toni Jakimovskit, Lubço Todorovskit dhe Mitko Çavkovit.

Në periudhën 2011-2016 janë harxhuar thuajse 1,5 milionë euro. Zyrtarët e tanishëmtë MPB-së bëjnë të ditur se derisa Oliver Spasovski ishte ministër teknik, është kërkuar nga Enti Shtetëror për Revizion të bëj kontrollë të punës financiare të MPB-së dhe të harxhimeve, por një gjë e këtillë nuk ka ndodhur.