Një çiklist dhe një motoçiklist janë lënduar rëndë në Shkup

Një çiklist dhe një motoçiklist janë lënduar rëndë, ndërsa 14 persona
janë lënduar më lehtë në 10 nga gjithsejt 16 fatkeqësi të regjistruara
komunikacioni në 24 orë në rajonin e Shkupit. Gjashtë fatkeqësi janë me
pasoja të dëmit material.
Policia rrugore sanksionoi 49 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi
më të madhe nga e lejuara, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të
semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, 22 pa patent
shofer përkatësisht të paregjistruar, si dhe 49 për automjet të parkuar
në mënyrë të parregullt. Janë sanksionuar edhe tetë çiklistë dhe gjashtë
këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme. Janë
shqiptuar sanksione edhe për katër vozitës të çikletave me motor,
motoçikletave të cilët nuk kanë mbajtur helmetë në kokë.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar 72 automjete.
Sektori për preventivë sot do të mbajë leksion komunikacioni për
pjesëmarrësit në trafik të cilët kanë kryer kundërvajtje në baza të
ndryshme në cilësinë e vozitësve të çikletave.