Përmbytjet në verilindje të Indisë janë përkeqësuar duke shkaktuar vdekjen e 85 personave dhe duke prekur të paktën dy milionë banorë gjatë javëve të fundit, njoftuan sot zyrtarët.
“Të paktën 50 të vdekur janë raportuar si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm të musoneve në Assam që nga mesi i qershorit”, tha zyrtari për menaxhimin e fatkeqësive, Nava Deka.
Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e rreth 19 personave në shtetin fqinj, Arunachal Pradesh, duke përfshirë edhe 14 persona nga një familje .
Gjithashtu, mediat lokale raportuan përmbytje dhe vdekje në shtete të tilla si Manipur dhe Mizoram.
“Në total numri i të vdekurve, si pasojë e përmbytjeve në rreth 58 rajone ka shkuar në 85, javët e fundit”, njoftoi ministri federal përgjegjës për rajonin, Jitendra Singh.
Deka tha se situata e përmbytjeve në Assam është përkeqësuar me rreth 35 të vdekur nga 50 në Assam të raportuara gjatë 10 ditëve të fundit.
“Rreth 1,7 milionë persona në 2 500 fshatra janë prekur nga përmbytjet”, tha Deka.
“Rreth 30 000 persona të pastrehë janë strehuar në 382 kampe të ndihmave në Assam”, shtoi ai.
