Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në të cilën ka humbur jetën një vajzë e moshës 14 vjeçare, transmeton Zhurnal.
Në këtë fatkeqësi komunikacioni në udhëkryqin prej rrugës rajonale Shkup - Kumanovë dhe rrugës lokale e cila çon drejt fshatit Bërnjarc, ka kanë marrë pjesë automjeti “BMW” me targa të Shkupit, drejtuar nga një banor i Haraçinës.
Vozitësi ka humbur kontrollin ndaj drejtursit të automjetit, automjeti ka dalë në të majtë jashtë rrugës, është përplasur në saksitë e betonit dhe me atë rast është rrokullisur jashtë rrugës.
Policia nuk ka dalë ende me informacione zyrtare, por sipas informacioneve të para familja së bashku me vajzën ishin nisur për të marrë nusen.
