Aktorja turke Hatice Sendil u bë e njohur nga seriali “Një pjesë e imja”, një serial shumë i ndjekur ku Sendil kishte rol kryesor me emrin “Elif”.
Për aktoren bukuroshe sot është një ditë e dhimbshme pasi babai i saj ka humbur jetën. Babai i aktores u varros sot në provincën Andizli në Antalja. 71 vjeçari po kalonte rrugën me një biçikletë elektrike kur një automjet e ka përplasur.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mund të shpëtonte.
Aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e parë vetëm dy muaj më parë.
