Ankohet “Llatasi”: Nuk jam kriminel, më jepni pasaporten

“Është nxehtë, prandaj shkurt do them. Pajtohem me çdo gjë që tha mbrojtja dhe çfarë shkruan në ankesë. Unë mendoj se nuk meritoj paraburgim sepse bashkëpunojë me PSP-në.

Së dyti, nuk kam pronë jashtë shtetit e as llogari. Jam kryeredaktor në TV Sitel, që nënkupton se nevojiten takime të rregullta me shitësit e programeve, dhe kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Unë jam gjithashtu profesor në Universitetin Europian.

Së treti, unë jam profesor në Serbi, dhe në qoftë se mungojë , do të dënohem. Tetëdhjetë për qind e të ardhurave të familjes janë nga unë. Ky është një dëm për TV Sitel, për familjen. TV Sitel nuk mund të gjejë një person tjetër i cili do t’i kryejë të gjitha angazhimet që unë i bëj.

Për mua kjo është absurde që të jem në rastet e njejta ku aplikohet masa e njëjtë për të dyshuarit për krim nga 30 ose 50 milionë euro, “tha sot në Gjykatën e Apelit, biznesmeni dhe gazetari Dragan Pavlovic-Latas. PSP akuzon Latasin për evazion fiskal.