Deputeti i VMRO-DPMNE-së Sashe Vasilevski i cili akuzohet se më 27 prill bashkë më kolegun e tij Kërsto Mukoski kanë hapur portat e Kuvendit për dhunuesit, sot nuk u përgjigj në pyetjet e televizionit Alsat. Vasilevski tha shkurt se ai çdo ditë hap dyer ndërsa kolegët e tij të cilët ishin cak i sulmit brutal i shikon në sy pa pikë turpi.
Zoti Vasilevski kush ju dha urdhër që më 27 prill t’i hapni dyert?
Kush jeni ju ?
Kush ju dha urdhër t’i hapni dyert?
Kush jeni ju ?
Kush ju dha urdhër t’i hapni dyert?
Kush i ka hapur dyert?
Kush ju dha urdhër t’i hapni dyert?
Cilat dyer, unë çdo ditë hapi dyer
A e pranoni fajin ?
Cilin faj?
A ju kanë thirrur në Prokurori?
Djalosh …asnjëherë nuk kam punuar…
Nuk jam djali yt. Unë jam gazetar dhe duhet të më respektoni
Kush ju dha urdhër që t’i hapni dyert më 27 prill, nëse keni përgjigje më jepni?
Do ta merrni kur do të duhet ta merrni përgjigjen.
A ju kanë thirrur në Prokurori?A e pranoni fajin?Si i shikoni kolegët në sy?
Shumë normal
A e pranoni fajin?
Ju lus sigurimi. Nëse doni të bisedoni me mua urdhëroni caktoni termin dhe do t’ju përgjigjem për gjithçka.
Ju pyes kush ju dha urdhër?
Pyeti të tutë.
Vasilevski kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të penguar të drejtën tonë për të pyetur. Dy deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukovski dhe Sashe Vsilevski akuzohen për hapjen e portave të Kuvendit më 27 prill për t’i mundësuar protestuesve të dhunshëm konfrontimin me deputetët e shumicë parlamentare. Emrat e tyre janë përmendur edhe në raportin e Kontrollit të Brendshëm të MPB-së. Aktualisht hetimet për 27 prillin po i procedon Prokuroria për Krim të Organizuar.
