Nasa zbulon në diell një vrimë e zezë më e madhe se planeti Tokë

NASA ka publikuar një video ku konfirmohet zbulimi i një vrime të zezë në Diell, e që ka përmasa më të mëdha se planeti tokë. Ekspertët paralajmërojnë se si pasojë mund të ketë stuhi magnetike

Në Diell është krijuar një vrimë e zezë me përmasa më të mëdha se planeti Tokë. diametri i njollës ashtu si dokumentohet dhe nga Nasa nëpërmjet një videoje në fakt është më i gjatë se 120 mijë kilometra. një formacion që sipas ekspertëve mund të p[rovokojë stuhi magnetike të rrezikshme për sistemet e komunikimit në hapësirë duke ndërhyrë me satelitët në orbitë.
Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve mund të shkaktohen blackout si dhe shqetësime të tjera për disa shërbime në Tokë. Vrima e zezë është në gjendje të shkaktojë ndricim të llojit “M”, shpërthime rrezatimesh të llojit X, më intensiven në këtë klasifikim special. “Solar Dynamics Observatory”, që po monitoron situatën e njollës së emëruar AR2665, shpjegoi se ka 25 për qind mundësi që të verifikohet një ndricim i llojit “M”.
Një rrezik i mundshëm pra për satelitët në orbitë por një rast për të apasionuarit në astronomi e fotografi, meqënëse njolla është e dukshme dhe nga planeti ynë.