Sot në kuvend seancë për buxhetin

Në rend të ditës për sot është seanca e tetë ku si pikë e parë është propozim ligji për rebalancin e buxhetit të Maqedonisë për këtë vit.

Përveç buxhetit janë në rend dite edhe pika tjera që lidhen me ligje që janë miratuar pa debat dhe pa rishikim nga qeveria e kaluar.

Ligji për mjekët i propozuar nga VMRE-DPMNE-ja opozitare, ligji për pagesën e rrogave në administratë, ligji për përmbarim, ligji për media, janë disa nga ligjet që renditën në rendin e ditës në seancën e tetë.