Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit të LR-PDSH, që nga fillimi janë duke ju bashkangjitur ekspert të shumtë shqiptarë në ekipin e tij, njofton shprehja.com. Që në ditët e para si ministër, Taravarit ju bashkangjit mjeku më i dalluar shqiptar që vepron në Gjermani, Omer Xhemaili. Sot, ministri prezentoi edhe një prurje të re në ekipin e tij, bëhhet fjalë për Florim Cuculin me preardhjen ga Kërçova. Shprehja.com ju sjellë informimin e plotë të tij:
“Në radhët e ekipit tonë është shtuar një mjek i shkëlqyer, ai është specialisti i Kardiologjisë Intervente z. Florim Cuculi.
Ky kërçovar i zoti zhvillon karierën e tij në Zvicër duke qënë një nga mjekët më të mirë aty, por tashmë aftësinë dhe eksperiencën e tij evropiane do ta ndajë dhe me ministrinë tonë të Shëndetsisë.
Mirë se vjen në ekip i nderuari Florim!”/shprehja.com
Maqedoni Taravarit i bashkohet mjeku i dalluar shqiptarë nga Zvicra
