Fundjava e ëmbël për Tunën dhe Patrisin (Foto)

Tuna Sejdiu dhe Patris Berisha janë njëri nga çiftet estradës të cilës së fundi janë bërë prindër për herë të parë.

Pas lindjes së Tianit, si Tuna ashtu edhe Patrisi i janë përkushtuar rritjes së tij, shkruan lajmi.net.

Ata kohë pas kohe na sjellin imazhe të ëmbla bashkë me Tianin e vogël, e një të tillë e ka postuar së fundi Tuna.

Në profilin e saj në Snapchat, ajo ndau me ndjekësit një imazh në të cilin shihet Patrisi duke e mbajtur në duar Tianin, të cilin e kishte zënë gjumi.

Ky është njëri nga vikendet e ëmbla të çiftit bashkë me djalin e tyre.