Mbappe kërkohet nga Real Madrid e Arsenal, ja vendimi i ri nga Monaco

Kylian Mbappe vazhdon të kërkohet nga klube të mëdha evropiane.
Monaco ka marrë një vendim interesant në lidhje me sulmuesin Kylian Mbappe.

Kampioni i Francës ka vendosur që ylli i ekipit të mos prononcohet në media në lidhje me të ardhmen e tij, raportojnë mediat franceze.

Mbappe kërkohet nga Real Madrid e Arsenal, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai dhe Monaco ende nuk kanë konfirmuar se cili do të jetë vendimi final për të ardhmen e tij.