Krahas nevojave të mëdha të kësaj kategorie shoqërore, ska dyshim se gëzimi më i madh është kur sigurohet kulmi mbi kokë. Sektori për zhvillim në kuadër të OH “Kalliri i Mirësisë” pas vlerësimeve të bëra, në mundësinë e ofruar nga donuesi anonim (Allahu e shpërbleftë dhe i dhashtë gjitha të mirat), këto ditë gëzoi edhe një familje jetimësh, pamjet e të cilëve nuk do të publikohen për të mbrojtur privatësin e tyre.
Është një moment i veçantë, ndjenjë gëzimi kjo që nuk mund ta përshkruaj realizuesi, e mos të flasim për ndjenjat e familjes - nënës së jetimëve që përfituan. Shum gjëra kuptohen në fjalët e pa thëna, me zërin e dridhur përplot emocione e lot, me të cilat mundohet të bëjë lutje te All-llahu për ata që kontribuan në këtë mirësi.
Kjo është shtëpia e 15 me rradhë që OH “Kalliri i Mirësisë” arrin të sigurojë brenda 4 viteve të fundit. Kësaj familje, dhe familjeve tjera të sprovuara nga Zoti në këtë mënyrë, All-llahu ua
mundësoftë ta gëzojnë shtëpinë e re dhe të jenë të gëzuar për jetë, e fëmijët t’i bëjë të hajrit e të dobishëm për shoqërinë ku jetojnë.
Zyra për informim pranë OH “Kalliri i Mirësisë”
