VMRO-DPMNE përmes një kumtese me letër ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të drejtorit të SHPPP-së, Pece Mirçeski, në lidhje me televizorët LED.
‘LSDM ka formuar shumicën dhe ka formuar qeverinë për t’i realizuar premtimet ndaj qytetarëve dhe jo të aktrojë opozitën’.
Televizorët LED të cilët i përmend drejtori i SHPPP-së janë blerë me procedurë transparente në mënyrë të ligjshme dhe ngelin në pronësi shtetërore.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se në qoftë se është kryer diçka e jashtëligjshme, i bëjmë thirrje LSD të ngrejë procedurë të përshtatshme.
Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dy vitet e kaluara në emër të Qeverisë së atëhershme të RM-së ka blerë dy ekrana LED, edhe atë për përdorim të jashtëm me vlerë rreth një milionë euro, informoi sot drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski.
