Zyrtare: Chelsea transferon Bakayokon (Foto)

Tiemoue Bakayoko është lojtari më i ri i kampionit aktual të Ligës Premier, Chelseat.

Chelsea ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje transferimi me Monacon për mesfushorin francez.

Blutë e Londrës kanë transferuar mesfushorin francez, Bakayokon për shifrën e 40 milionë funteve.

Bakayoko ka nënshkruar kontratë me Chelsean të vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

Ky është transferimi i dytë i Chelseat këtë verë pas mbrojtësit Antonio Rudiger.