“Forza Lazio”, kështu thotë Biglia pas kryerjes së testeve mjekësore dhe takimit me tifozët, duke harruar se tani edhe zyrtarisht është lojtar i Milanit.
Edhe zyrtarisht Lucas Biglia është lojtar i Milanit. Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, që do ta mbajë atë në ‘San Siro’ deri vitin 2020.
Por, ajo që i ndodhi nuk është e këndshme për asnjë tifozë të Milanit, i cili tha “Forza Lazio”, por më pas argjentinasi kërkoi falje, duke bërë me gjeste se ndihet i lodhur.
Biglia i ka kushtuar Milanit 17 milionë euro, plus tre të tjera bonuse. Ky është transferimi i 10’të i Milanit deri më tani këtë verë.
