Konjufca: Do e ngrehim “zhag” Hashim Thaçin, një kriminel nuk duhet të jetë President

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, ka theksuar se nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e shkel Kushtetutën në rastin e mandatatimit për formimit e Qeverisë, atë do ta rrëzojnë me protesta.

Në emisionin “Rrokum Rroll” në “Rrokum TV”, ai ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN), nuk i ka numrat për formimin e Ekzekutivit të ri.

“PAN-i nuk i ka numrat. Fjalët e tyre janë vetëm sa për të blerë kohë dhe sa për të bërë presion medial”, ka thënë Konjufca.

“Edhe nëse formohet Qeveria e re nga ana e PAN-it, ajo nuk do të ketë jetë të gjatë”.

Sipas tij, PDK-ja është e keqja më e madhe e vendit, “ndaj duhet të shkojë në opozitë e demokracia të rilind në Kosovë”.

SHIKO ME POSHTE VIDEON