Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Besim Hoda pas aktiviteteve të bujshme me këtë shoqatë dhe pjesëmarrjes në debatet televizive ka gjetur kohë edhe për pushime.
Siç mëson INA nga disa fotografi të publikuara në profilin e tij në facebook, Hoda me disa persona miq të tij po shikoj pushimet në bregdetin shqiptar. Ai siç shihet po qëndron për pushime në Sarandë, ku po kalon çaste të këndshme dhe me një look ndryshe. (INA)
LEXOJENI NJE NGA INTERVISTAT E KREUT TE OVL UCK TE DHENE TRE VITE ME PARE
Në një intervistë për Tv Art të Tetovës në kuadër të emisionit “Në Fokus”, në bashkëpunim me portali Almakos, kryetari i OVL të UCK-së Besim Hoda flet rreth aktiviteteve që ka ndërmarrë kjo organizatë e dalë nga lufta e vitit 2001, dhe për peticionin drejtuar NATO-s. Besim Hoda në këtë intervistë flet edhe për situatën aktuale politike në vend, për raportet me SHVL-UÇK-së së Fazli Veliut, e shumë të tjera.
z.Hoda sa jeni të kënaqur nga aktiviteti për grumbullimin e nënshkrimeve për peticionin drejtuar NATO-s,për zgjidhjen e statusit të ish-UÇK-së?
Hoda: Me përfundimin e luftës kemi barrë të dyfishtë;për të mbrojtur idealin e nëpërkëmbur sot e 13 vjet që vazhdon të mos realizohet dhe për të cilin u flijuan shokët e tyre dhe për të cilën u bë gjithë ai organizim mbarëkombëtar – Lufta e 2001 dhe e dyta për të ruajtur ende gjallë frymën e sakrificës në emër të kombit,tendenca për tu kujdesur për familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës të cilët,fatkeqësisht,pas përfundimit të kësaj lufte edhe ata ndjehen të nënçmuar dyfish,në mos realizimin e idealeve për të cilën ata dhanë jetën dhe gjymtyrët e tyre dhe e dyta ajo moralisht që u takon të gjithë shqiptarëve.
Për këtë fajtorë dhe të turpëruar duhet të ndjehen të gjithë shqiptarët,veçanërisht ata që thirren në emër të këtij gjaku dhe gjithë shqiptarët kudo që janë,për shkak se të lihen në gjendje të këtillë siç janë sot familjet e dëshmorëve,invalidët e luftës dhe ish-pjesëtarët e UCK-së,të nëpërkëmbur dhe duke mos parë realizimin e idealit për të cilën ata ishin në gjendje të sakrifikojnë gjithçka,me të vërtetë është e mjerueshme.
Në vitin 2006 kemi patur takime me të gjithë subjektet politike shqiptare,po në një situatë parazgjedhore,për shkak se ishim të bindur se ashtu siç po ndodh tani,subjektet politike shqiptare,popullin dhe krenarinë shqiptare e kujtojnë vetëm kur janë në fushatë parazgjedhore,pastaj 4 vite e harrojnë.Pikërisht ne atëherë,duke shfrytëzuar këtë situatë shkuam dhe kërkuam nga të gjitha subjektet politikes shqiptare që ata të zotohen se cilido të kyçet në qeveri,të zgjidhet halli I familjeve të dëshmorëve dhe invalidët e luftës së UCK-së.Mirëpo,fatkeqësisht jemi dëshmitarë që sot e kësaj dite nuk po ndodh një gjë e tillë
Si janë pritur kërkesat tuaja nga partitë politike shqiptare dhe a kanë patur ndonjë impakt pozitiv apo negativ?
Hoda: Ne paraprakisht e dimë se si mund të pritet sepse kjo nuk është diçka që ne e kemi shpikur.Është normale që ata zotohen dhe të gjitha subjektet politike shqiptare këto 6 pikat dhe kërkesat tona i kanë në programet e tyre politike.Mirëpo,hipoteka në të cilën ata janë zhytur gjatë këtyre 23 viteve apo subjekti i ri politik i dalë nga lufta gjatë këtyre 13 viteve,individualisht dhe në mënyrë grupor nuk e lejojnë që ata të kenë një qasje serioze drejt këtij problemi.Prandaj duke u nisur nga kjo ne menduam që tu drejtohemi strukturave të cilët garantuan atëherë nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ata u zotuan që me kushtin që ne ti dorëzojmë armët.E mbaj mend që me 2001 ne nuk ua dorëzuam armët as subjekteve politike shqiptare as Qeverisë së RM me të cilët ishim në luftë,por ia dorëzuam forcës më të madhe ushtarako-politike në botë konkretisht NATO-s .Dorëzimi i armëve ishte garancë se në Maqedoni do të fillojë një jetë e re ku të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe nuk do të vazhdojë më avazi i vjetër.Mirëpo,fatkeqësisht kjo nuk po ndodh.Sigurisht nuk po ndodh me fajin e subjekteve politike shqiptare.Por,tjetra besoj që e kanë obligim edhe forcat e NATO-s dhe gjithë strukturat ndërkombëtare është që të garantohet çështja e zgjidhjes së ligjit për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.Ne këtë aksion 10 ditor që e bëmë duke dëshmuar që ende vazhdimisht emblema e UCK-së,me nënshkrimet që dha popullata,mbi 103 mijë nënshkrime,kjo emblemë është ende e respektuar në mes popullit dhe është një plagë ende e hapur.Unë mjafton të kujtoj vetëm disa momente.Në aspektin politik organizim më të mirë pamë që kishte në Strugë,ku të gjitha subjektet politike,Kryetari i Komunës ,të gjithë deputetët qoftë njërës apo tjetrës parti nënshkruan në mënyrë shumë solemne.Fakteqësisht në vende të tjera veçanërisht duhet ta përmendi Tetovën,liderët e partive politike,duke përjashtuar Rufi Osmani liderin e RDK-së,i cili doli dhe nënshkroi në Gostivar,dy liderët e partive politike më të mëdha,jo që nuk morrën mundimin të dalin të nënshkruajnë duke larë sadopak vetëm obligimin moral të tyre,nuk morrën guximin që të dalin të nënshkruajnë.Ajo që është për t`u përshëndetur në Tetovë është që 60% e nënshkruesve kanë qenë të gjinisë femërore që tregon një progres të jashtëzakonshëm dhe një të ardhme më të ndritur për popullin tonë.
Z.Hoda,çka mund të bëni ju me këta 103 mijë nënshkrime.Cili është synimi Juaj?
Hoda: Ju e keni parë adresën se kujt ia drejtojmë këto nënshkrime,personit më të lartë që drejton NATO-n,z.Rasmusen dhe të njëjtat nënshkrime si kopje edhe Kongresit Amerikan.Ne kemi bërë 6 kopje dhe do t`ua dorëzojmë organeve më relevante ndërkombëtare.Për të ardhur keq,gjatë kësaj iniciative për dorëzimin e nënshkrimeve,subjektet politike,qofshin ato shqiptare dhe maqedone kanë lojatërt e vet brenda strukturave të UE,NATO-s,të cilët kanë patur tendencë anashkalimi gjatë dorëzimit të këtyre nënshkrimeve duke mos patur një qasje të drejtë.Duke u nisur nga kjo ne kemi bërë kërkesë në zyrat direkte të NATO-s në Bruksel dhe takimi për dorëzimin do ta bëjmë atje.Mirëpo,vonesa është si rezultat i situatës në Ukrainë dhe kjo nuk do të jetë vetëm një dorëzim konkret i dokumentit por z.Rasmusen do të jetë i obliguar të na dorëzojë një përgjigje konkrete me shkrim,se çka po ndodh me këtë.Duhet të them edhe dicka.Sa filluam ne më fushatën e grumbullimit të nënshkrimeve z.Gruevski u thirr nga z.Rasmusen,pa ndonjë takim të përcaktuar paraprakisht dhe brenda ditës së shtatë apo tetë të aksionit tonë erdhi z.Perdju nga Amerika dhe deklaroi se “Fajin për moszgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni e kanë vetë partitë politike shqiptare.Kjo automatikisht ishte një tendencë sensibilizimi për shkak se nuk besoj që mbështetja e këtij peticioni nga mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë do të has në vesh të shurdhër dhe ky është një organizim i parë me shkrim që do të kërkojë një përgjigje me shkrim.
Mendoni se janë shterur të gjitha mundësitë që kjo çështje të zgjidhet brenda në Maqedoni dhe prandaj u jeni drejtuar faktorit ndërkombëtar.Nuk keni besim në Institucionet e shtetit?
Hoda: Do ta trajtojmë këtë në dy aspekte.Absolutisht nuk mund të kemi besim në Qeverinë e RM,veçanërisht kur në krye të saj gjendet një person si Nikolla Gruevski i cili në të gjitha zgjedhjet dhe deklarimet e tij në Parlamentin e RM,e dinë të gjithë atë deklaratën e tij të famshme se “deri sa unë të jem në këtë post nuk do të ketë zgjidhje për të ashtuquajturën UCK dhe as Gjuha Shqipe si gjuhë zyrtare.Besoj se një deklaratë e këtillë e një Kryeministri i cili thiret se është i të gjithë qytetarëve të RM.Për ne është vetëm Kryetar i një subjekti politik e jo kryeministër.Mund të jetë kryeministër vetëm për grupe interesi të partive politike shqiptare dhe ne për këtë shkak asnjëherë nuk i jemi drejtuar Kryeministrisë për shkak të injorimit të vazhdueshëm që po bën ndaj strukturave tona.Tjetra është mosqasja serioze e subjekteve politike shqiptare,të cilët,kur është në pyetje zgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës dhe veçanërisht zgjidhja e statusit të shqiptarëve në RM,ata tregohen shumë indiferent dhe rruajnë karriget e tyre duke mos marrë guximin për një qasje më serioze të kësaj problematike.
z.Hoda a nuk paraqet krenari për Ju që Fatmir Besimi si Ministër i Mbrojtjes përkulet para Dëshmorëve të Sllupcani.A nuk është krenari për Ju,që një ish Komandant i UCK-së,Talat Xhaferi,emërohet Ministër i Mbrojtjes.A nuk do të thotë kjo që edhe shqiptarët po marrin poste të rëndësishme në Maqedoni?
Hoda: Sigurisht kjo do të ishte shumë e rëndësishme dhe shumë domethënëse nëse ish-Komandantë t e UCK-së duke marrë poste të larta drejtuese qoftë edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministri të tjera,do të silleshin konform asaj që u sollën në vitin 2001-të sakrifikojnë në mbrojtje të interesit të kombit.Për ne,nuk është ndonjë krenari apo satisfaksion ajo që një ish-komandant i UCK-së siç është Talat Xhaferi,të përulet vetëm para varrezave të dëshmorëve të Sllupcanit,të marrë pjesë në manifestimet përkujtimore për dëshmorët dhe të deklarojë atë që kam dëgjuar që ka deklaruar.Në manifestimet e këtilla ne nuk marrim pjesë.Që nga viti 2008 ne si OVL nuk marrim pjesë për shkak se është vazhdimi i turpit ndaj familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.Vetëm do të citoj një pjesë të fjalimit të Talat Xhaferit “falë gjakut të tyre-duke u kthyer nga fotografitë e dëshmorëve-unë sot jam në këtë pozicion “.Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar se çka ky pozicion bëri për gjakun e dëshmorëve dhe çka bëri ky person i ardhur në këtë pozicion,për të ngritur lavdinë,për të ngritur emrat dhe për të realizuar idealin për të cilën ranë këta dëshmorë.Jemi dëshmitarë të asaj që ne sot nuk kemi ndonjë progres të madh drejt atij ideali dhe nuk kemi mbrojtje me ligj të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kurse pala tjetër gëzon beneficione të jashtëzakonshme nga viti 2002.Është e keqe ajo që i njëjti person,që unë e njoh dhe më vjen keq,e ulë veten dhe me heshtje mundohet të kamuflojë se kinse me ligj nuk doli ligji për mbrojtjen e të ashtuquajturve “branitella” kur në fakt mund të shkojmë te USHT dhe të gjitha institucionet tjera nga 20 Janar 2002,pastaj në Qeverinë tjetër në Prill 2003 pastaj njëjtë po në vitin 2007,ku beneficionet për ‘branitellat’ u rritën në nivelin e forcave speciale të MPB.Do të thotë ata mbrohen njëjtë sikurse me ra në detyrë të shtetit,ndërsa me nen të veçantë ,në dispozitat e përgjithshme Neni 36 sanksionohet që beneficione të këtilla nuk mund të pranojnë individë të cilët në mënyrë direkte apo indirekte,që do të thotë e gjithë popullata shqiptare,ndihmuan organizimet e ndryshme politiko-ushtarake që shkelën Kushtetutën e RM.Kushtetutë të cilën,ne me luftën e 2001 e ndryshuam dhe fatkeqësisht po në të njëjtën Kushtetutë sot nënçmohen dhe shahen ndryshimet që u bënë në Kushtetutë në vitin 2001.
Sa ka arritur politika që të përçajë ish-ushtarët e UCK-së?
Hoda: Në aspektin sasior ka arritur shumë.Në aspektin cilësor,kur them në vendosmërinë e atyre ushtarëve që kanë patur për të sakrifikuar dhe për të qenë të denjë drejtë vijës,ka arritur më shumë të sitë njerëzit të cilët kanë qenë të veshur me uniforma të UCK-së dhe fatkeqësisht për të diferencuar dhe për të parë se sa me të vërtetë ka qenë serioze sakrifica e 2001-ishit.Sigurisht që në këtë drejtim fajin e kanë subjektet politike shqiptare të cilët me ose pa vetëdijen e një pjesë të ushtarëve të UCK-së,i kanë kthyer këta ushtarë në ushtarë partiak.Unë,lidhur me këtë,kisha dashur të bëj një apel tek të gjithë ushtarët e UCK-së,gjithë ata që patën shansin,për shkak se një rast i këtillë i jepe rrallë kujt gjenerate që të vesh uniformë në mbrojtje të interesit të kombit,për të kërkuar nga ata që të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë që,manipulimi që po tentohet të bëhet me to,duke u dhënë një post politik ,ulja e pazarit të tillë që një ushtari të UCK-së ose një shqiptari të kënaqet me 300 euro me punësim diku në Shkup.U bëj apel edhe rinisë studentore të cilët pa fajin e tyre po ngulfaten në pellgun politik që kanë krijuar edhe në institucionet universitare,për të cilin popullata 10 vite dha mundin dhe sakrificën e vet për shkollimin e të rinjve për të krijuar bazë për ndërgjegjësimin kolektiv kombëtar në Maqedoni.
Sa bashkëpunojnë Organizatat e dala nga lufta.Konkretisht si është bashkëpunimi Juaj me SHVL të UCK-së?
Hoda: Do të jem shumë transparent.Shpesh hasim në keqkuptime,duke u nisur nga ajo që lufta bëhet gjithmonë për t`u bashkuar shqiptarët e jo për t`u ndarë edhepse ne jemi të ndarë si struktura.Unë ju garantoj që brenda katër viteve ne kemi luftuar me ide,me koncepte që struktura e dalur nga lufta,qoftë SHVL qoftë OVL apo ndonjë strukturë tjetër,të jetë e pavarur dhe korrektore e politikës.Kemi vlerësuar se tendenca e ngufatjes së një strukture të dalur nga lufta ose grumbullimit të pjesëtareve të UCK-së,në një shoqatë e cila do të aderojë në një subjekt politik është shitje e interesit kombëtar,është një dëm i jashtëzakonshëm për ata që do të tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë.Disa herë kam deklaruar,nëse nesër BDI humb në zgjedhje,do të thotë kjo që ka humbur gjaku i dëshmorëve?Do të thotë kjo që ka humbur sakrifica gjithëkombëtare?Absolutisht jo.Kjo është turp.Kjo është turp edhe për vetë z.Ali Ahmeti.Për shkak se nesër historia ,do të shkruajë për një strukturë ushtarako-politike,e cila për herë të parë në këto troje,doli në mënyrë të organizuar dhe ngadhënjeu mbi palën maqedonase që po tentonte të shtyp shqiptarët në Maqedoni.Do të ishte kjo historia reale e UCK-së.Sigurisht që do të ishte historia e dhimbshme e UCK-së poqese në të ardhmen do të flitej që një strukturë shumë e fuqishme politike-ushtarake me sakrificën e djemve më të mirë të saj,u harxhua e u shkatërrua nga një subjekt politik i dalë nga lufta e 2001sic ishte BDI apo kushdo qoftë tjetër dhe me kaq mbaroi historia e UCK-së.Ne katër vite kemi bërë një luftë pakompromis që z.Fazli Veliu i cili ka mbajtur edhe dy mandate deputeti,të angazhohet në mbrojtje të interesit të kombit e jo në interesin e subjektit politik.Në këtë bashkim ne kemi thënë që do të jemi shërbëtorët më të ulët duke mos kërkuar asnjë post.Në këto 9 vite të ekzistimit të OVL-së,të gjitha harxhimet e zyrave,lëvizjeve që kemi bërë,brenda dhe jashtë vendit,gjitha materialet propagandistike që kemi bërë,Akademive që kemi mbajtur,janë bërë ekskluzivisht me vetëfinancim nga ish-pjesëtarët e UCK-së.Askush nga subjektet politike nuk e ka parë të arsyeshme që të na ofrojë ndonjë ndihmë.Vetëm ka patur raste kur kanë ofruar lëmoshë me tendencë që ne të jemi si krahu i tyre.
A u kanë thënë,z.Hoda,po ju çka keni bërë për UCK-në dhe për çështjen shqiptare?
Hoda: Fatkeqësisht ka ndodhur edhe kjo.Ka patur një deklaratë në ALSAT,kur kam patur një replikë me,unë atëherë e kam quajtur zonja apo zotëria BDI sepse nuk kishte një emër atje por veç shkruante BDI.Në mënyrë të turpshme po bëhej një krahasim se sa ka bërë OVL-ja dhe sa ka bërë SHVL-ja.BDI-ja konkretisht SHVL që aderon dhe ka selinë brenda BDI-së gjithmonë rrjedhën e pakënaqësive të ish-ushtarëve të UCK-së nëpërmjet SHVL-së, e rikthen prapa në BDI, qe 13 vite po pinë me pambuk gjakun e derdhur të dëshmorëve duke e kthyer në interesa personale apo grupore të tyre.Mjafton të shihen pallatet dhe pasuritë e tyre.Marrin guximin të na vlerësojnë neve se sa kemi bërë ne e sa kanë bërë ata.Kur ne thjesht si pas 2001 e këndej ,gjithmonë kemi ndarë bukën nga familjet tona dhe fëmijët tanë dhe pa asnjë përfitim material.Të kërcënuar,të shantazhuar vetëm e vetëm të heshtin aktivitetet tona në mbrojtje të gjakut të shokëve tanë.Ju garantoj se asnjëherë nuk jemi ndalur dhe nuk do të ndalemi për shkak se ky është një amanet dhe ky është vazhdimi i sakrificës që kemi bërë atëherë që do të thotë se pa u realizuar realisht qëllimi nuk guxon të ndalet.
A jeni të gatshëm ju ish-pjesëtarët e UCK-së për një pajtim ndëretnik në Maqedoni.Konkretisht mes juve dhe “branitellave”?
Hoda: Unë ju garantoj që më shpejt pajtimin mund ta bëjnë luftëtarët se sa politikanët.Sepse luftëtarët gjithmonë kanë dëshmuar se kur është puna e sakrificës ata sakrifikojnë dhe kur është rasti i pajtimit ata mund të pajtohen sepse e dijnë se për çka kanë sakrifikuar.Ne edhe në vitin 2001 nuk e ndalëm rastësisht luftën.U dha mesazhi që Maqedonia do të frymojë ndryshe dhe ne shtrimë dorën e pajtimit duke u nisur nga ajo që çdo luftë bëhet për një paqe dhe çdo luftë bëhet për një jetë më të mirë.Prandaj shtrirja e dorës së pajtimit atëherë nga ana jonë është një dorë që ende nuk është kapur nga dora tjetër.Përvec që e kanë kapur përfaqësuesit politik ndërmjet vete.Ne kemi patur disa duele me palën tjetër dhe kemi thënë që pasojat e shitjes së interesit kombëtar,si nga pala maqedonase ashtu edhe nga pala shqiptare,nuk shkojnë në favor as të popullatës maqedonase por as në favor të popullatës shqiptare.Unë në një debat kam deklaruar dhe kam bërë apel tek elitat politike maqedonase,të oreintohen drejt shqiptarëve dhe mos ti shohin shqiptarët si armiq.Për shkak se në këto rrethana,janë të vetmit shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë por edhe 35% e shqiptarëve në RM e pranojnë Maqedoninë si shtet dhe kombësinë maqedone.Prandaj të ulen ASHAM sëbashku me Akademitë në Shqipëri e Kosovë dhe të gjejnë një vend në histori duke ndarë një të ardhme të përbashkët.Ne këtë e kemi dëshmuar edhe me pajtimin në 2001 por edhe me pajtimin brez pas brezi.
