Nasa jep alarmin/ Publikohet video e një stuhie diellore, është nisur drejt Tokës

Sateliti Esa/Nasa Soho ka filmuar momentin e një stuhie diellore, me grimca të mëdha nga kurora e diellit, në drejtim të planetit tonë. Hedhja e grimcave (një tip plazme që lëviz me shpejtësi 825km/sek), teksa bie në kontakt me atmosferën tonë do të krijojë sipas parashikimeve të NOAA, një stuhi gjeomanjetike në datat 16 dhe 17 korrik. Fenomeni e ka origjinën nga njolla diellore AR2665, e cila në ditët e kaluara është bërë e dukshme edhe nga Toka.

VIDEO: http://www.360grade.al/lifestyle/item/84813-nasa-jep-alarmin-publikohet-video-e-nje-stuhie-diellore-eshte-nisur-drejt-tokes