Benjamin Ferati është 24 vjeçari nga fshati Kamjan i Tetovës i cili dje humbi jetën në ujrat e detit Jon në Vlorë duke tentuar ti shpëtoj dy vajza që po mbyteshin në det. Por deti u mori jetën të treve.
Ai sot është varrosur me ceremoni fetare në fshatin e tij, Kamjan ku për ta përcjell në banesën e fundit morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.
Benjamini në rrjetet sociale është cilësuar si hero i përjetshëm, për rrezikun e ndërmarë që i kushtoi me jetë me shpresë se do shpëtonte dy jetë tjera. /Tetova1/
