“Zinedine Zidane ka pasur një sukses te madh në Real Madrid për shkak të asaj se sa mirë i njeh lojtarët e tij”. Kështu tha mesfushori madrilen Casemiro për ESPN.
Sipas tij një nga çelësat e suksesit të tyre ka qenë mënyra se si Zidane e ka stërvitur ekipin dhe se si ai është merrur me skuadrën.
“Ai e njeh shumë mirë ekipin dhe e di se çfarë mendojnë lojtarët, pikërisht kjo është arsyeja pse ai ka qenë kaq i mirë”, u shpreh braziliani.
Edhe pse Casemiro nuk e diskutoi të ardhmen e Cristiano Ronaldos, tha për të se është më i miri.
Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turneun e Los Blancos në Shtetet e Bashkuara dhe mund ta bëjë rikthimin e tij në Camp Nou muajin e ardhshëm në ndeshje e parë të Superkupes se Spanjes.
