Djali nga Kosova demaskon biznesmenët e Drimadhës me prova: Ja çfarë na bëjnë…

Një djalë nga Kosova ka demaskuar biznesmenët e Dhërmiut e këtë herë duke publikuar edhe prova që tregojnë se çfarë bëjnë në të vërtetë.

Teksa ka publikuar faturat, djali nga Kosova ka treguar edhe abuzimin e rëndomtë që bëhet me pushuesit e ardhur nga jashtë kufijve të Shqipërisë, më saktësisht me ata që vijnë nga Kosova.

Biletat e shezlloneve në Drimadhë nuk kanë të njëjtin çmim edhe pse janë në të njëjtin plazh. Shezloni për kosovarin është 2000 lekë, ndërsa për shqiptarët vetëm 700 lekë. Të tilla raste skandaloze përveç se dëmtojnë turizmin, janë edhe të paligjshme.