Këngëtaret e njohura Sahide dhe Safete Mustafa, të cilat njihen si motrat Mustafa, sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri.
Kësaj radhe, këngëtaret i këndojnë kanagjegjit, këngë kjo dedikuar çdo vajze që do të martohet.
“Kanagjegji” është titulli që mban kënga më e re e motrave Mustafa, e cila për dallim nga disa projekte të tjera, nuk erdhi me videoklip.
Motrat Mustafa kishin përzgjedhur disa imazhe nga dasmat për të përcjellur videon e kësaj kënge.
Jo shumë kohë më parë, motrat Mustafa sollën këngën ‘Zemrës nuk i dihet’.
