Lajmi Fundit: Aksident në Dobrosht, Ndihma e Shpejt shkon në vendngjarje

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave në fshatin Dobrosht të Tetovës përgjatë rrugës Tetovë- Jazhincë.

Dy vetura janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas kanë humbur kontrollin duke përfunduar anash rrugës, raporton Tetova1.

Sipas informacioneve fillestare flitet për lëndime të vogla por që Ndihma e Shpejt ka shkuar në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme.