Nesër në mbledhje të mbyllur para anëtarëve të Komisionit kuvendor për politikë të jashtme, do të prezantohet Projekt-Marrëveshja për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Siç informojnë nga Kuvendi, mbledhja, është caktuar pasi që sot në Komisionin për politikë të jashtme ishte dërguar kërkesë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Për agjencinë AIM, siç konstatojnë nga Qeveria, do të marrë pjesë edhe kryeminsitri Zoran Zaev.
Përndryshe për marrëveshjen Maqedoni-Bullgari, ka pasur reagime nga opozita dhe është kërkuar që ajo marrëveshje të jetë transparente dhe se për çfarë konkretisht janë dakorduar.
