Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka publikuar një foto me nënkryetarin e partisë, Labinot Tahirin.
Ai në këtë fotografi të publikuar ka dhënë edhe një mesazh ku i bën thirrje Tahirit që ta vazhdoj misionin në shërbim të njerëzvëe dhe të siç ka thënë ai, shoqërisë sonë.
“Me bashkëpunëtorin dhe mikun tim Labinot Tahirin me të cilin ndajmë shumë vlera të përbashkëta humane. Labi, vazhdoje misionin tënd në shërbim të njerëzve dhe shoqërisë tonë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Pacolli.
Ndryshe, Labinot Tahiri është një nga deputetët që u përfol se do të bashkohet me PAN-in.
Megjithatë, vetë Tahiri ka thënë se ai do të votojë ashtu siç vendos AKR.
