Maqedonia do të reagojë në përputhje me ligjet e Maqedonisë në lidhje me kërkesat e Ankarasë zyrtare për të mbyllur shkollat dhe universitetet në Maqedoni që janë të lidhura me Fetullah Gylenin.
Ky është qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë në lidhje me deklaratën e ambasadores turke, Tulin Erkal Kara, se në Maqedoni ende janë aktive shkolla, media dhe ndërmarrje të organiztës FETO dhe se ende nuk janë marrë masa të duhura.
Kara kujtoi se njëra prej kritereve të Turqisë për marrëdhëniet me vendet tjera do të jetë raporti i atyre vendeve në luftën kundër FETO-s.
Maqedoni Para mbylljes shkollat e Fetullah Gylenit në Maqedoni
