Në lidhje me ngjarjet e fundit me disa agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit për të cilat ekzistojnë informacione për mashtrim të studentëve për punë jashtë vendit, APELOJMË tek opinioni i gjerë që kandidatët për punë jashtë vendit të jenë shumë të vëmendshëm kur të bëjnë një vendim të tillë.
Respektivisht, sipas Nenit 22, alinea 1 pika 4 të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe sipas Konventës ndërkombëtare 181 për Agjencitë private të punësimit që Maqedonia e ka ratifikuar, agjencitë nuk kanë të drejtë të marrin të holla dhe kompensime/pagesa nga kandidatët për punësim, por duhet shpenzimet e tyre ti shpaguajnë nga klientët/kompanitë ku dërgohen punëtorët.
Sipas kësaj, APELOJMË të gjithë kandidatët e interesuar, të mos pranojnë të paguajnë asnjë lloj provizioni apo shpenzimi, para ose gjatë qëndrimit jashtë shtetit ndaj agjencive.
Federata Nacionale e Agjencive për punësim (FNAPP) zotohet për ti mbrojtur të drejtat e punëtorëve në rend të parë dhe do të vazhdojë në këtë drejtim të bashkëpunojë me institucionet kompetente të përmirësohet baza ligjore dhe dispozitat të respektohen nga të gjitha agjencitë e licencuara.
FNAPP është organizëm që përfaqëson agjencitë, përkushtohet për përmirësimin e bazës ligjore, bashkëpunon me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, si dhe punon për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të saj për zhvillimin e tregut të punës.
