Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë.
Në muajin maj Tuna e Patrisi përjetuan ndjenjën më të bukur duke u bërë prindër për herë të parë të një djali të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Tian.
Çifti simpatik që nga momenti kur mbajtën në duar djalin e tyre, dëshmuan se janë prindër shumë të përkushtuar.
Të dy kujdesën shumë për Tianin e vogël. Ata së fundmi kanë dërguar në kontroll Tianin .
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, shihet doktoresha duke kontrolluar Tianin.
Mirëpo ajo që bie në sy është pamja e Tunës. Ajo nuk duket edhe aq bukur siç jeni mësuar ta shihni.
Derisa doktoresha i bën kontroll Tianit, Patrisi shihet duke përqafuar Tunën.
