Stina e verës bën të përdoren me të madhe kondicionerët në hapsirat e banimit dhe ato afariste me qëllim të tejkalimit të vapës. Por kjo ju pengon kalimtarëve pasi pjesa e jashtme që përdoret për qarkullimin e ajrit vazhdimisht lëshon pika uji që përfundon në kokë të qytetarëve.
Qytetarët janë ankuar dhe kanë thënë se këto duhet të vihen në sipërfaqe të tokës dhe jo në murret e ndërtesave. Poashtu një gjë e tillë është e kundërligjshme dhe organet policore kanë thënë që qytetarët të kenë kujdes pasi dënimet janë të kripura. /Tetova1/

