Arrestohet hakeri nga Kumanova, vodhi 11 mijë dollarë përmes internetit

Policia e Velesit ka ngritur padi kundër 22-vjeçarit me iniciale A.D. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dëmtim dhe hyrje pa autorizim në sistem kompjuterik”.

Pasi i pandehuri ka sulmuar „account“-in e kompanisë „Content.ad“, që është kompani marketingu për reklamim të përmbajtjeve dhe distribuim të tyre, përmes kanalit pagues ka bë ndryshimin e informacioneve për mënyrën e pagesës së parave, shkruan Gazeta Lajm. Më pas e ka ndryshuar llogarinë aktuale revizore pronë e personit me iniciale V.I. me llogarinë e tij revizore, si dhe ka bë ndryshimin e email adresës dhe ndryshimin e paswordit, me ç’rast ka përfituar 11 254 dollarë në dëm të V.I./Lajmpress