Draft-marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, hyri në diskutim parlamentar në seancë të mbyllur në Komisionin për Politikë të Jashtme. Në këtë debatë ku merrnin pjesë edhe anëtarët e komisioneve tjera parlamentare dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev kërkoi që seanca të jetë e mbyllur, me qëllim që në opinion mos të shpërndahen informacione të kualifikuara, pa u vendosur versioni final i marrëveshjes, me qëllim që të mos keqpërdoret edhe pala bullgare në këtë marrëveshje. Pas seancës së mbyllur, kreministri Zoran Zaev deklaroi se dëshiron që teksti final i marrëveshjes të arrihet me konsensus të plotë edhe nga opozita.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Kjo fazë konsultuese kaloi ashtu siç ishte rendi, i morëm të gjitha shqetësimet e mundshme, i morëm të gjitha vërtetimet e aspekteve pozitive të marrëveshjes së këtillë, e cila në fazën dhe procedurën e mëtutjeshme do të kalojë në konsultime me Qeverinë, me qytetarët dhe në fund aktin e nënshkrimit. Edhe një herë të potencoj se dëshira jonë është të nënshkruajmë marrëveshje të këtillë, deri më tani kemi bazë të mrekullueshme për marrëveshje mes dy vendeve. Marrëveshja përfundimtare bëhet me ratifikim të Kuvendit, që do të thotë asnjë individ nuk vendos për punë të këtilla, por ato janë institucionet, në rastin e këtillë Kuvendi”
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Antonio Milloshovski, tha se në seancë VMRO-DPMNE ka dorëzuar ndryshime serioze të draft marrëveshjes.
ANTONIO MILLOSHOVSKI, VMRO-DPMNE
“Nëse me të vërtetë kjo draft-marrëveshje ende është e hapur për intervenime për përmirësimin e tekstit, të gjithë deputetët të pranishëm nga koalicioni me Maqedoninë, thanë vërejtje dhe rekomandime serioze ku draft-marrëvshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë mund të përmirësohet. Nuk do të potencojë nene konkrete dhe detaje”
Seanca u mbajt e mbyllur, ndërsa në të morrën pjesë vetëm deputetët të cilët kishin çertifikatat e sigurisë. Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se pret që marrëveshja të rrumbullakësohet deri më 1 gusht dhe të nënshkruhet.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Kërkohet konsensus për marrëveshjen me… by tvshenjaofficial
