Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev e ka përshëndetur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AIM, Kovatchev thotë se me rëndësi është që të ketë marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, duhet të jenë të sinqerta, e jo vetëm formale.
”Maqedonia do të mundet më shpejtë ta fillojë procesin e bisedimeve për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Kjo është shumë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit tonë. Përsëri bëj thirrje që të tejkalohet ajo që na ndante në të kaluarën dhe të ecim së bashku në të tashmen dhe të ardhmen”, ka deklaruar Kovatchev.
Ai mes tjerash thekson se marrëveshja do të jetë para kuvendeve të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe të gjitha partitë do të mund që të thonë qëndrimin e tyre.
