Në rajonin e Zajazit është gjetur edhe një varrezë tjetër masive në vendin e quajtur ”te Xhamia”. Komisioni për zhvarrim është duke gjurmuar për të bërë identifikimin e mundshëm të tyre.
Sipas Tv Globi të Kërçovës, ashtu si edhe në rastin e parë, besohet se edhe këto varreza janë të periudhës së luftërave ballkanike dhe botërore dhe u takojnë shqiptarëve të këtij rajoni.
Komisioni për zhvarrim ka kërkuar nga familjarët e viktimave që para se të bëjnë rivarrimin e tyre, ta njoftojnë organin e Zyrës së Prokurorit për krime lufte me qëllim që të njihet opinioni ndërkombëtar rreth këtyre masakrave.
Njoftimet e fundit thonë se disa nga viktimat supozohet se i takojnë familjes Xhaka nga rajoni i Kërçovës./Gazeta Express/
