Erdenaj Sali është klarinisti nga Tetova i cili ka arritur të mbajë koncert në Turqi me mjeshtrin e madh të klarinetit Husnu Senlendirici. Ai jo që ka fascinuar mbretin e klarinetit, por ka bërë për vete edhe pjesëmarrësit në këtë koncert të parë të tij në Turqi.
Erdenaj vazhdon të jetë klarinisti i cili ngjitet dita ditës në majat e suksesit edhe pse vetëm sa ka filluar paraqitjen e tij publike në koncerte.
Ai do të vazhdojë të mbaj koncerte edhe në të ardhmen duke promovuar edhe Tetovën.
