Një nga Automobilistët e vetëm Shqiptar në Zvicër, Jasin Ferati, është renditur i dyti në garën për Kampionatin e Automobilizmit në Zvicër, që me datë 15 dhe 16 Korrik është mbajtur në Busca të Italisë, transmetojnë ekskluzivisht Radio Vala dhe Albsport.ch.
Jasin Ferati, djaloshi me prejardhje nga Debreshi i Gostivarit në garën e Busca-s ka nisur nga vendi i katërt, për të përfunduar në fund në vend të dytë me ngecje prej 0,325 sekondash, edhe pse ka pasur mundësi të mirë që të përfundoje në vend të parë, përpara fituesit Mark Myller.
“Unë kam qenë i shpejtë dhe arrita fuqishëm. Por, unë në raundin e parë kam humbur shumë kohë. Një fillim i keq me një përfundim të mirë”, ka deklaruar Automobilsiti, Jasin Ferati.
Në Kampionatin 2017, renditet në vend të tretë me 190 pikë të fituara, vetëm 25 pikë më pak se vendi i parë dhe 60 pikë nga vendi i parë. Deri në përfundim të Kampionatit të sivjetmë kanë mbetur edhe dy gara.
Kasam Selimi / Radio Vala /Albsport.ch
Video+Foto: Schweizer Kart Meisterschaft/Exprit Kart, https://www.facebook.com/exprit.official/videos/1247003302076560/
VIDEO: https://www.facebook.com/exprit.official/videos/1247003302076560/
