Nikoqiri i tryzës së sotme të partive nënshkruese të Deklaratës shqiptare, Vesel Memedi i RDK-së, pas përfundimit të takimit ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën tha se në këtë takim është biseduar për 5 pika kryesore.
Pika 1 – për miratimin e gjuhës shqipe jemi pajtuar dhe e njëjta është tani do të shkojë në Komisonin e Venedikut dhe paralelisht do të sillet edhe në Qeveri dhe Kuvend. Presim që Komisioni i Venedikut të sjellë vendim të shpejtë dhe të drejt për këtë çështje
Pika 2 – Këso mbledhje do të kemi përsëri, radhën tjetër do të takohemi me ftesë të kryetarit të partisë Uniteti, Gëzim Ostrenit.
Pika 3 – Së shpejti do të fillojnë negociatat për çështjen e emrit me Greqinë, kemi biseduar për çështjen e kyçjes së shqiptarëve në këto bisedime.
Pika 4 – Absolutisht të gjithë përfaqësuesit që ishin në mbledhje, e përkrahin për marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Pika 5 – Është diskutuar për dinamikën e të gjitha pikave të Deklaratës së partive shqiptare dhe implementimin e tyre në Qeveri. Deri më tani mirë shkon ai proces dhe mendojmë se deri në fund të gjitha pikat do të pranohen nga kjo Qeveri dhe ky Kuvend.
Në lidhje me mosprezencën e Lëvizjes BESA në mbledhjen e sotme, Memedi tha se ”në asnjë moment nuk do të lejojmë që këto takime të partive politike, dikush tjetër, apo ndonjë parti politike ta satanizojë”.
