Këngëtari i njohur Labinot Tahiri dikur ishte i përkushtuar shumë vetëm ndaj muzikës.
Por tani Labi ia ka mësyrë edhe politikës, ku së fundmi është zgjedhur deputeti i Kuvendit të Kosovës me gjithsej 15 mijë e 563 vota, transmeton Gazeta Express.
Për të gjitha sukseset e tij në jetë, sigurisht Labi ka pasur përkrahje nga prindërit e tij, për të cilët ai është shumë falënderues.
Në një fotografi që ka publikuar Labi pak minuta më parë, ai shihet së bashku me dy prindërit.
“Shumë e njeriu është mos mirnjohës në këtë jetë! E di vetëm një gjë, se ju të dy më rritet pa asnjë interes, përveq se më m’suat se si ti dua të tjerët dhe të jem mirnjohës për ata që na e hapin derën! Labi”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Labi.
Ndonëse tani është zgjedhur si deputet, Labi ende vazhdon të jetë prezent në mbrëmje të ndryshe muzikore e ahengje familjare.
