Lëndohen tre persona në një aksident në Tetovë

Mbrëmë rreth orës 22 në udhëkryqin e rrugëve 167 dhe 168 në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në mes të veturës së markës “Golf” ne targa të Tetovës, e drejtuar nga 29 vjeçari Sh.A.nga fshati Kopaçindoll dhe veturës së markës “Vento” poashtu me targa të Tetovës e drejtuar nga 20 vjeçari A.A. nga fshati Kallnik.

Të dy vozitësit si dhe pronari i veturës “Vento” nga Pallçishti i Poshtëm, me anë të një veture tjetër janë dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë dhe pas ndihmës së ofruar nga ana e mjekëve, A.A. është ndalur për kurim të mëtejmë në spital, kurse dy të tjerët janë lëshuar në shtëpi. Nga ana e ekipeve të SPB në Tetovë është bërë inspektim ligjir dhe po punohet në zbardhjen e plotë të aksidentit./Tetova1/