Ministri Bekteshi në forumin investues Kina-EQI

Forumi investues Kinë - Evropa Qendrore dhe Lindore duhet të shërbejë si udhërrëfyes për hulumtimin e biznes modeleve të reja, të cilat do të jenë në nivelin e njëjtë të ekonomisë globale, duke i marrë parasysh aspektet kryesore, nga lloji i rrjedhjes ndërkufitare të dhënave, tregtimit pa letër, hapjes rrjetore dhe transparencës së përmirësuar, porositi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në gala mbrëmjen përfundimtare në kuadër të China Investment Forum 2017 në Pragë.

Bekteshi, në darkën nën patronatin e kryetarit të Republikës çeke, Millosh Zeman, mbajti fjalim në emër të 16-të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat janë pjesë e platformës efektive për bashkëpunim 16+1 të titulluar “Rripi ekonomik i Rrugës së mëndafshtë”.
“Parimi kryesor është të punojmë në sinergjinë e kësaj nisme, e cila vjen prej RP të Kinës, me strategjitë zhvillimore të Evropës, në kontekst të bashkëpunimit ndërkombëtar. Jam i bindur thellë se në këto dy ditë prekëm shumë nisma për zhvillimin e mëtejmë midis nesh, angazhime të matura në sfera të ndryshme siç janë financat, arsimi, shëndetësia, teknologjitë e reja, industria, energjia, tregtia elektronike dhe turizmi, i prezentojmë politikat e vendeve prej të cilave vijmë, si dhe një pjesë të projekteve investuese të cilat janë në vijim ose janë në plan për t’u realizuar”, tha Bekteshi.
Ai propozoi që forumi çdo vit të ketë nga një vend kryesues, me ç’rast shtoi se Republika e Maqedonisë me kënaqësi do të pranonte të jetë nikoqir i vendeve të cilat janë pjesë e Platformës.

Në darkë Bekteshi realizoi takim edhe ministrin çek të Industrisë dhe Tregtisë, Jiri Havliçek, duke i dërguar ftesë për vizitën zyrtare Shkupit, ndërsa në margjinat e samitit u takua edhe me përfaqësues të lartë të katër kompanive të etabluara kineze, të cilat treguan interesim për të investuar në Maqedoni, veçanërisht në pjesën e energjisë solare.