Alvaro Morata tashmë po mendon për aventurën e re tek Chelsea.
Lojtari i akademisë së Real Madridit ka braktisur sot kampin stërvitor në Los Angeles pasi është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe ka dërguar një mesazh lamtumire madrilenëve nëpërmjet të përditshmes Marca.
“Jam shumë i kënaqur. Nëse Zoti dëshiron, nesër do të jem në Chelsea, një klub që gjithmonë më ka dashur. Tashmë kam folur me Conten.”
“Nuk largohem i zhgënjyer, për asgjë, kam fituar 4 tituj këtu, por tani vetëm mendoj të veshë fanellën e Chelseat.”
“Nuk besoj se do të rikthehem përsëri në Madrid, e shoh të vështirë dhe është diçka që për momentin nuk e planifikoj. Ishte e qartë që objektivi im ishte të largohesha. Ka qenë një verë pak e çuditshme dhe përderisa nuk tejkaloj testet mjekësore nuk do të jem i qetë. Jam stërvitur këto ditë për të qenë i përgatitur për atë që më pret. Shpresoj që të më ecë shumë mirë tek Chelsea. Shkoj për t’u rritur, sepse përndryshe nuk do të kisha shkuar. Zizous i kam thënë shumë faleminderit për gjithçka dhe i kam uruar fat në vijim.”
“Faleminderit të gjithë madrilenëve që më kanë mbështetur edhe një herë tjetër, gjithmonë i dëshiroj më të mirën Real Madridit. Largohem i lumtur duke ditur që kam bërë pjesë në një ekip me këta bashkëlojtarët e mrekullueshëm, dhe më tepër, duke ditur që herën e fundit që kam mbajtur veshur këtë bluzë ka qenë në Cibeles.”

