Imami i Drenasit, Osman Musliu thotë se kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i ka ikur koha.
Musliu, një intervistë për Periskopin Tërnavën e ka rënduar me akuza të rënda, duke thënë se ai nuk e ka brengën e fesë e as besimtarëve muslimanë, por vetëm të vetes.
Sipas Musliut, Naim Tërnava është dashur që moti ta lëshoj vendin që e mban, por sipas tij, atë po e mban dikush nga politika.
“Naim Tërnavës dhe klanit të tij, i ka dalë moti moda me i udhëheq besimtarët në Kosovë… s’ka interesa islame, nuk e ka dertin e fesë, nuk e ka dertin e besimtarëve. Ai njeri më shumë e ka dertin personal. Sepse me pas dertin e, këto punë nuk është dashtë me i bë në këtë mënyrë, edhe mbjelljen e ekstremizmit vehabizmit, edhe shkeljen e të drejtave të besimtarëve nuk ka ditë me i menaxhu, nuk i ka menaxhu për arsye se sigurisht ka pas diçka që atij i ka konveno. Naim Tërnava moti është dashtë të ecë, kush po e mban nuk e di, mirëpo e di që besimtarët është kah i dëmton”, tha Musliu.
Imami Musliu njihet si një ndër njerëzit liberalë në mesin e hoxhallarëve që shpesh janë konsideruar të rrezikshëm, me përkrahjen e tyre për rrymat ekstreme të grupeve të caktuara brenda komunitetit islam në Kosovë. /Periskopi/
VIDEO: https://www.facebook.com/periskopi/videos/1690146011019974/
