Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, i ka rikujtuar edhe një herë komandantit suprem të forcave të NATO-s në Evropë dhe komandantit të forcave të armatosura të SHBA në Evropë Curtis Scaparrotti, se Serbia nuk e ka ndërmend të bashkohet më këtë organizatë.
Mirëpo, Daçiq ka kërkuar nga NATO dhe KFOR-i që t’i kenë sytë nga Serbia dhe të kenë bashkëpunim praktik përmes programit të Partneritet për Paqe, për të cilin kontribuon në kuptim më të mirë të ndërsjellë dhe përmirësimin e marrëdhënieve, transmeton lajmi.net.
Si zakonisht, Daçiq ka paraqitur pikëpamjen “paqësore” të Serbisë karshi rajonit dhe Kosovës, ku ka kërkuar që në “Kosovë NATO dhe KFOR-i të kenë kujdes të veçantë e sidomos për serbët që jetojnë atje”.
