Padi penale për kryetarin e komunës Karposh (FOTO)

Familja Petkovski nga lagjja Taftalixhe e komunës Karposh të Shkupit ka ngritur padi penale për kryetarin e komunës Stevçe Jakimovskin, me akuzë për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit, neglizhencës në detyrë dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Bëhet fjalë për rastin me garazhin në rrugën “Bukureshti”, në pronësi të familjes Petkovski, të cilën Komuna njoftoi se do ta shembë për të ndërtuar qasje deri tek parcela ku si pronar del ish-ministri i arsimit, Spiro Ristovski.

Dje pasdite tek garazhi në rrugën e Bukureshtit u mblodhën fqinjët nga Taftalixhja të cilët lanë gjurmë nga duart, me çka në mënyrë simbolike paralajmëruan përfaqësuesit komunalë, kurse kryetarit të komunës i lanë mesazhin “Garazhin tim Stevço nuk e jap, jepe ti tëndin”.

Garazhi të cilin Jakimovski dëshirron ta shembë për t’i hapur rrugë ish-ministrit