Këngëtarja Aurela Gace në Instagram ka hedhur një video teksa shihej se po boksonte një thes.
Kjo video më pas është bërë lajm nga mediet shqiptare, por, ka qenë një fjali që e ka nervozuar shumë këngëtaren, shkruan lajmi.net
Sipas këtij lajmi, thuhet se Aurela ka kohë pa lansuar këngë të re dhe se po këndon live vetëm në koncerte.
Kur e pa këtë informacion të gabuar, ajo tha se nuk është e vërtetë pasi para tre muajve lansoi këngën ‘S’mundem’ kurse para një muaji publikoi projektin ‘Fustani’.
“O motra mos ma humbni djersën, a dëshironi të publikojë këngë çdo javë” ishte një nga pjesa e këtij reagimi!
