Ilir Meta pritet të bëjë betimin në në Parlament pas disa ditësh, por një detaj që ka mbetur pezull ka të bëjë me Zonjën e Parë.
Monika Kryemadhi është aktualisht kryetare e LSI-së duke e lënë këtë vend bosh.
Sytë tashmë janë kthyer nga vajza 19-vjeçare e Metës, Bora.
Politiko.al shkruan se bërja e saj Zonj e Parë është një mundësi e madhe dhe se Meta është duke u konsultuar me ekspertët nëse një lëvizje e tillë mund të bëhet mbi baza ligjore.
Më parë, një precedent si ky e ka shënuar ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili shoqërohej nga vajza e tij, Rubena gjatë vizitave zyrtare.
