Në udhëkryqin e rrugës “Ilindenska” me rrugën rajonale Tetovë-Bervernicë, dje rreth orës 18:20 minuta ka ndodhur një aksident trafiku ne mes një motoçiklete “Honda”,me targa zvicerane, të cilin pa patentë dhe pa dokumete përkatëse, e ka drejtuar L.P. (34) nga Reçica e Vogël dhe veturës së markës “Honda”, njëtjë, me targa zvicerane, e drejtuar poasht nga një 34 vjeçaar nga fshati Poroj me inicialet B.I.
Vozitësi i motoçikletës me një automjet tjetër është dërguar në spitalin klinik në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore, është lëshuar në shtëpi për kurim të mëtejmë.
Nga SPB-ja e Teetovës bëjnë me dije se është kryer ekspertizë ligjore dhe po punohet në zbardhjen e rastit.
